Shfrytëzimi i fëmijëve/ Raporti i CRCA: Mbi 60 mijë janë viktima të dhunës seksuale online në vendin tonë
24/11 12:47
31 pallate ku do të strehohen qytetarët e mbetur pa banesë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, po ndërtohen në Shijak.
Godinat janë në një lagje krejt të re, që ndër të tjera do të ndikojë në zhvillimin e Shijakut. Në 31 pallatet që po ndërtohen aty, do të jenë gjithsej 66 apartamente, njofton kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, si dhe ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit.
“Mirëmëngjes dhe me kantierin e Rilindjes së lagjes së re në Shijak, që do të ofrojë falas 660 apartamente në 31 pallate, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Top Channel