Aksi nacional Elbasan-Librazhd do të qëndrojë mbyllur gjatë gjithë natës, gjë që ndalon kalimin e banorëve dhe i detyron të përdorin rrugën tjetër.

Mbyllja e kësaj dalje sjell problem për kalimtarët, sidomos për ata që e kanë shumë larg rrugën e alternative.

Kompania nënkontraktore për mirëmbajtjen e rrugës e ka bllokuar me urdhër të ARRSH për shkak se paraqet rrezikshmëri dhe shpesh ka pasur aksidente. Banorët e pranojnë këtë fakt, por kërkojnë zgjidhje para se të mbyllet.

Ditën e sotme ka pasur protesta me pretendimin se nuk i ka lajmëruar askush për këtë bllokimi dhe devijimi tjetër për të dalë në rrugë është shumë larg. Pritet që nesër të ketë sërish protesta për mbylljen e kalimit, pavarësisht se tuneli është shumë i rrezikshëm.

FOTO GALERI
3/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA