Transformimi i Porto Romanos, 5 kompanitë e përzgjedhura prezantojnë propozimet

23/09/2021 15:52

5 kompani të përzgjedhura për fazën finale kanë prezantuar propozimet teknike për projektin e transformimit të Porto Romanos në Durrës.

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku tha se pjesëmarrja e lartë në garën e hapur 3 muaj më parë janë një dëshmi se projektet e qeverisë po tërheqin gjithnjë e më shumë interesin e kompanive të njohura ndërkombëtare.

Kompania që do të përzgjidhet fituese do të hartojë projektin final, ku më pas procedura do të vijojë me hapjen e garës ndërkombëtare për ndërtimin e portit të ri i cili do të ngrihet në zonën e Porto Romanos në Durrës.

Zbatimi i këtij projekti nga pritet të ketë një impakt me rëndësi në ekonomi sipas Ballukut veçanërisht në zhvillimin e turizmit pasi sipas saj kjo do ta kthejë Shqipërinë në një pikë kyçe turistike për gjithë Mesdheun e Europën.

Top Channel