“Annonciaton” dhe “La Stravaganza”. Dy balete të krijuara nga koreografi me famë botërore Angelin Prelocaj shfaqjen në dt 24 dhe 25 Shtator në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.
Prelocaj, i cili nuk do të jetë vetë I pranishëm ka qenë një ndër emrat e ftuar nga teatri për shfaqet pasuese të inagurimit.
“Annonciaton” është premierë botërore e shfaqur për herë të parë në Shqipëri.
Një temë totalisht e pa prekur në artin koreografik. Bashkëjetesa e çuditshme e pranimit dhe rebelimit, përplasja e hapësirës dhe kohës.
Në vend që diçka të përfundojë, a nuk është ajo që ne e quajmë në ditët e sotme art konceptual, paralajmërimi i një arti të ri, “Shpallja” e një arti që ende nuk ka lindur?
Ndërsa “La Stravaganza” nga njëra anë Lindja me kulturën e saj të lashtë dhe nga ana tjetër Amerika. Historia e së shkuarës e cila rikthehet si një bumerang. Njerëz të dalë nga balta që sjellin diçka të re.
Top Channel