Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se kanë humbur jetën 7 pacientë nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit dhe 820 persona kanë rezultuar pozitivë.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 7 qytetarë: 2 qytetarë nga Elbasani të moshave 81-83 vjeç, 1 qytetare 54 vjeçe nga Lezha, 1 qyterar 57 vjeç nga Shkodra, 1 qytetare 62, vjeçe nga Tirana, 1 qytetar 71 vjeç nga Berati, 1 qytetare 75 vjeçe nga Gjirokastra.

Nga 5544 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 820 qytetarë, në këto bashki:

386 raste në Tiranë, 56 në Vlorë, 45 në Shkodër, 42 në Krujë, 25 në Durrës, 21 në Elbasan, 20 në Berat, 17 në Kamëz, 16 në Kurbin, 14 në Kukës, nga 12 raste në Lezhë, Kavajë, Sarandë, Gjirokastër, 10 në Lushnje, 9 në Malësi e Madhe, nga 8 raste në Fier, Korçë, Pogradec, Dimal, nga 6 raste në Gramsh, Vorë, nga 5 raste në Has, Tropojë, Dibër, nga 4 raste në Peqin, Delvinë, Mallakastër, Shijak, nga 3 raste në Këlcyrë, Devoll, nga 2 raste në Skrapar, Kuçovë, Maliq, Tepelenë, Përmet, Libohovë, Selenicë, Divjakë, Klos, Rrogozhinë, Mirditë, Pukë, nga 1 rast në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Bulqizë, Himarë, Poliçan, Librazhd.

Janë shëruar 1075 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 150,012 që nga fillimi i epidemisë.

Janë 12,483 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalet COVID po marrin trajtim 223 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Statistika (22 Shtator 2021)

Raste të reja ditore 820

Të shëruar në 24 orë  1075

Të shtruar në spitale 223

Humbje jete në 24 orë 7

Testime ditore 5544

Testime totale 1,166,440

Raste pozitive 165,096

Raste të shëruara 150,012

Raste Aktive 12,483

Humbje jete 2,601

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  5501

Shkodër  1204

Durrës 1191

Fier  1108

Vlorë  713

Elbasan 642

Lezhë 562

Berat 472

Kukës 305

Korçë 302

Gjirokastër 259

Dibër  224

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA