FOTOT/ Kjo është mësuesja që u vra nga ish-i dashuri me pushkë në Greqi

22/09/2021 18:07

Ndonëse se identiteti i saj nuk është bërë i ditur ende, kjo është mësuesja, e cila u vra nga ish i dashuri i saj në ishullin Rodos të Greqisë.

Pas vrasjes së 31-vjeçares, autori 40-vjeçar kishte shkuar në banesën e tij, të cilën e kishte pak metra larg vendit të ngjarjes dhe kishte kryer vetëvrasje. Mediat greke shkruajnë se autori kishte lënë një shënim para se t’i jepte fund jetës. Në një letër ai shkruante “Pa të, nuk ka kuptim të jetosh”.

Në vendin e ngjarjes policia gjeti dy gëzhoja. Autorët dyshohet se fshiheshin në makinën e tyre të parkuar disa metra larg vendit të ngjarjes dhe sapo e panë viktimën kaluan pranë saj dhe e qëlloi me armën e gjahut.

Vrasja brutale ndodhi para syve të qytetarëve, të cilët u shokuan, por disa arritën që të regjistronin targën e makinës. Trupi i 31-vjeçares u transportua në spitalin e Rodosit, ku do të kryhet autopsia.

Është e tmerrshme gjithçka ndodhi. Lagja është në rrugë. Policia erdhi. Unë nuk e di çfarë të them. Isha në kuzhinën e shtëpisë sime dhe po pushoja kur dëgjova fqinjin tim duke ulëritur dhe bërtitur për të thirrur policinë. Të gjithë dolëm në rrugë dhe pamë ngjarjen. Mësova se vajza jetonte aty pranë, por nuk e njihja. Shumë keq që një vajzë 30-vjeçare të largohet nga jeta kështu. Unë kam jetuar këtu për tridhjetë vjet dhe asgjë e keqe nuk ka ndodhur ndonjëherë”, tha duke folur për protothema.gr një banore e lagjes.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA