“Të heqim qafe Bashën”/Qytetarja-Berishës:Konformizmi juaj është një formë korrupsioni, po e paguajmë ne!

21/09/2021 19:33

Një qytetare, e cila është pjesëmarrëse në takimin e ish-kryeministrit Berisha, tha se beson që ai nuk ka lidhje me çështjet e korrupsionit, por theksoi se konformizmi i tij gjatë këtyre viteve është një formë korrupsioni që po e paguajnë shqiptarët.

 

“Konformizmi juaj është në formë korrupsioni dhe këtë po e paguajmë ne dhe gjithë Shqipëria. Vendimi i fundit i Kurtit është tregues se po punohet në Kosovë për sovranitetin, tek ne ka humbje të sovranitetit dhe ne jemi në kushtet kur kemi sovranitet normal. Për këtë shkaku është opozita dhe jo diktatori Rama. Ajo është pasoja e mosfunksionimit të opozitës. Unë e admiroj kontributin tuaj, tashmë keni një mision sillni demokracinë brenda PD-së. Ju keni nisur me bazën, keni hedhur gurin e themelit. Jo më kompromis, është një formë e korrupsionit”, tha qytetarja.

Ndërsa një tjetër qytetar vijoi me thirrjen: “Sot ka ardhur dita, të heqim qafe Lulzim Bashën, të heqim qafe Edi Ramën”.

Top Channel