Elhaida, në Tiranë me Cioccante/ Këngëtarja prezanton albumin e saj “Zanin”

21/09/2021 20:01

Elhaida Dani u rikthye në Tiranë në verë me një qëllim të caktuar: Të sillte një projekt muzikor edhe për publikun shqiptar, pas suksesit që kishte korrur në Itali në “The Voice” apo me rolin e mrekullueshëm të Esmeraldës në mjuzikolin “Notre Dame De Paris”.

Mbrëmë,në sallën koncertore të Teatrit të Operas dhe Baletit Elhaida Dani prezantoi mes miqsh coverin e albumit “ZanIn”. Ajo diti si të surprizojë duke sjellë nga Italia edhe të madhin Riccardo Cocciante.

Ai ishte i ftuari special i Elhaidës, i cili që pas fitores së saj në “The Voice Of Italy”, e ka ndjekur dhe e ka vlerësuar këngëtaren shqiptare për talentin e saj.

“ZanIn” përmban 5 këngë dhe 5 klipe.

Elgit Doda, Kledi Bahiti dhe Alban Kondi dhe Ajola Xoxa janë disa nga bashkëpunëtorët. Nuk mund t’i jepja një emër tjetër këtij projekti përveçse “ZanIn” sepse zëri më përfaqëson në çdo qelizë, në çdo pjesë të asaj që jam, në çdo vend, në çdo kohë ku unë kam udhëtuar. Sonte vendosa të ndaloja në Tiranë, aty ku gjithçka nisi”, tha Elhaida Dani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA