Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në fshatin Omaraj, në aksin Shkodër-Han i Hotit.

Policia njofton se si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur katër persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip  Volkswagen.

Ata janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën

“Më datë 21.09.2021, në aksin rrugor Hani  i Hotit–Shkodër, në fshatin Omaraj,  automjeti  tip Nissan me drejtues shtetasin D. B., është përplasur me automjetin tip Volkswagen me drejtuese shtetasen O. Q.. Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe dy pasagjerë që udhëtonin me automjetin tip  Volkswagen, konkretisht shtetasit  A. Q., dhe H. V.,  të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Shkak sipas hetimeve të para dyshohet se ka qenë shpejtësia në lëvizje, ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e  plotë të rrethanave dhe shkakut  të aksidentit.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA