Historia zhvillohet mes një psikiatre me emrin Ema, bashkëshortit të saj, një avokat dhe një vrasësi serialqë mban nofkën‘ Parukeri’.

Pas një fjalimi të bukur, tepër intelegjent që Ema ka mbajtur në një kongres mbi psikiatrinë ajo vendos të kalojë në hotelin ku mbahet kongresi.Këtu merr jetë dhe fabula e romanit. Atë natë ajo pëson një përvojë të tmerrshme. Një burrë i çuditshëm hyn në dhomën e saj, i pret flokët dhe e përdhunon. Më vonë, Ema kupton se ai ishte ndoshta vrasësi serial i njohur si Parukeri. Kur ajo përpiqet të raportojë krimin, askush nuk duket se e beson. Një ekzaminim mjekësor tregon se ajo nuk ka shenja përdhunimi dhe dhoma e hotelit për të cilën Ema pretendon se ka qëndruar nuk ekziston. Mos ajo po çmendet ajo? Apo dikush po përpiqet ta çmendë atë?

“Pakoja” është trilleri më i shitur kohët e fundit nga shkrimtari gjerman SebastianFitzek, autori që shënjon një sukses të padiskutueshëm në këtë zhanër. Libri ka të gjitha llojet e vlerësimeve të mira nga lexuesit. Ai cilësohet si emocionues dhe argëtues nga kritika letrare.

Detaje të librit

Titulli: Pakoja
Origjinali: Das Paket
Gjinia: Thiller
Autori: SebastianFitzek
Shqipëroi: Elda Gjana Boriçi
Shtëpia botuese: Argeta LMG
Viti: 2021
Fq. 305

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA