Autori niset nga një trillim artistik për të rrëfyer se çfarë i ndodhi familjes së tij gjatë viteve ’40, kur hebrenjtë amerikanë patën motive të forta për t’iu trembur më të keqes.
Romani më i shitur i një historie alternative të PhilipRothit – historia tronditëse e asaj që ndodh me një familje, kur Amerika zgjedh një president karizmatik, ithtar i izolimit!
Në një vepër të jashtëzakonshme narrative, PhilipRothi imagjinon një histori alternative të Amerikës, ku Franklin D. Roosevelt humbet zgjedhjet presidenciale të vitit 1940 dhe president i Amerikës bëhet aviatori heroik dhe izolacionisti i tërbuar Charles A. Lindbergh. Menjëherë pas fitores, Lindberghu negocion për një “mirëkuptim” të përzemërt me AdolfHitlerin, ndërsa qeveria e re fillon një program të antisemitizmit njerëzor.
Nga ky çast e tutje, Shtetet e Bashkuara ndalojnë së mbështeturi britanikët dhe francezët dhe, prapa neutralitetit në dukje, hyjnë në marrëveshje me Gjermaninë e Hitlerit. Dhe ndërkaq, një familje hebrenjsh në Neëark, familja Roth, zbulon se nuk janë aq sa duhet amerikanë për shijet e presidentit të ri dhe fillon të frikësohet se edhe vendi i tyre, Amerika, do të kthehet në një mbretëri terrori. Mes kundër-historisë dhe autobiografisë, portreti i Amerikës në formën e një makthi.
Shkrimtari i njohur amerikan PhilipRoth (1933-2018), e bëri temë të rrëfimit të tij gjendjen e hebrenjve, të projektuar në kontekstin urban të Amerikës së bollëkut. Personazhet e tij duken se përpiqen më kot të çlirohen nga kujtimet etnike dhe familjare për t’u zhytur në harresën e ngjarjeve aktuale amerikane: këtu merr fill rrëfimi herë i dhunshëm e herë komik, herë ironik a grotesk, që mbart edhe ankthet e tyre.
Krijimtaria e PhilipRothit, kryesisht romane, është e gjerë, shumë e vlerësuar dhe po aq e përkthyer. Në shqip janë botuar disa romane të tij, që janë pritur mjaft mirë nga lexuesi ynë.
“Komploti kundër Amerikës” zgjoi debate të nxehta kur u botua, por edhe sot, sepse Rothi kalon nga alegoria në kronikën letrare të historisë kombëtare.Pas botimit të vitit 2006, Dituria po e riboton këtë libër të rëndësishëm, që prej kohësh nuk gjendej më në librari. PhilipRoth është nominuar disa herë për Çmimin Nobel në Letërsi, megjithë se nuk e fitoi dot kurrë, ndoshta për hir të bindjeve të tij.
Të dhëna për librin
Titulli: Komploti kundër Amerikës
Autor: PhilipRoth
Përktheu: JorgjiQirjako
Nr. I faqeve: 440
Çmimi: 1250 l
Top Channel