Bateristi 7-vjeçar që luan “rock”/ Nxënësi i shkëlqyer që interpreton me të mëdhenjtë

19/09/2021 20:14

Geron Papa, nga Tirana është 7 vjeç, ai thotë që është një baterist profesionit pasi i ka rënë baterisë që në moshën 5 vjecare.

Sipas Geronit në baterinë e tij luhet vetëm muzika cilësore, pra rroku. Talenti i Geronit, i ra në sy vokalistit më të mirë shqiptarë për muzikën rock, efekt kur i bie baterisë.. Për këtë arsye Eugent Bushpepa e ka bërë pjesë të performancave të tij artistike.

“Unë dua të luaj vetëm muzike rock, të tjera janë të shëmtuara. Këngët që dëgjojnë shokët e mi janë për beba. Sapo dëgjoj muzike rock ndjehem mirë dhe dua të shkoj tek bateria që të luaj. Metallica është grupi im i preferuar, dua ta dëgjoj çdo ditë. Në mësime jam i shkëlqyer”.

Babai i Geronit është ekonomist, ndërsa nëna psikologe në moshën 3 vjecare ata vendosën që t’i dhuronin djalit të tyre një bateri lodër, por që prej asaj dite Geroni nuk ka reshtur së luajturi muzikë.

“Unë shkova t’i blija një kitare dhe kishte telat e prishur e ndërrova por edhe e dyta e rezultoi jo cilësore. Shitja më tha që paratë nuk t’i kthejmë kështu që mund të marrësh diçka tjetër dhe mora baterinë e vetme. Që prej asaj ditë Geroni kërkon të luaja muzikë rock”.

Të luash bateri duhet durim pasi duhet të respektosh notat dhe kohën muzikore, muzika Geronit i ka dhënë disiplinën.

“Muzika e ka bërë që djali të jetë i shkëlqyer në mësime i dha durimin dhe përqendrimin. tani ai ka vullnet të mësojë çdo gjë. Nuk i pëlqen muzikë tjetër ndonjëherë çuditem me tim bir, a është normale të dëgjojë rock që në 8 të mëngjesit? Më pas them do ta lë të lirë lë të bëhet një baterist i mire”.

Top Channel