Skënderbeu-Partizani, barazim/ Të dyja ekipet marrin pikën e parë në Superligë

18/09/2021 23:09

Skënderbeu dhe Partizani marrin pikën e parë në këtë sezon në sajë të barazimit 1-1 në ndeshjen e dytë përballë njëra-tjetër të zhvilluar në stadiumin e qytetit të Korçës, për javën e dytë të Abissnet Superligës.

Korçarët të konsideruar edhe si skuadra më pak pretendente e këtij takimi ka bërë një paraqitje shumë të mirë përballë kryeqytetasve edhe pse këta të fundit kaluan të parët në avantazh në fillimin e pjesës së dytë.

U desh edhe në këtë rast ndërhyja e sistemit VAR për të akorduar këtë 11-metërsh i cili u shndërrua në gol nga Steio Zhunior. Megjithatë gëzimi i skuadrës së Ilir Dajës zgjat vetëm 60 sekonda. Me të nisur lojën nga mesi i fushës është sërish një keqkuptim i portierit Alban Hoxha me mbrojtësin, që i jep mundësinë Berishës të shënojë golin e barazimit.

Me këto shifra 1-1 u mbyll ky takim në Korçë që i ndan nga një pikë të dyja skuadrave të cilat në javën e parë kishin pësuar të dyja humbje.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA