Tre persona janë arrestuar nga policia e Fierit për vepra të ndryshme penale.
Një administrator lokali, i identifikuar me inicialet A.Sh., u arrestua sepse u kap duke ushtruar aktivitetin e paligjshëm të lojrave të fatit në lagjen “Liri Gero” në Fier. Brenda lokalit, u gjet dhe u sekuestrua 1 pajisje elektronike në të cilën organizonte lotari të palejuara.
50-vjeçari akuzohet për veprat penale “Organizim i llotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin S. K., 38 vjeç, pasi ka kanosur ish bashkëshorten e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtje. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin L. D., 58 vjeç, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel