I shpallur në kërkim për “trafikim të klandestinëve”, arrestohet 42-vjeçari në Vlorë

18/09/2021 09:35

Një 42-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës sepse ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Trafikimit të Klandestinëve”.

42-vjecari i identifikuar me inicialet M.Ll., ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 12.04.2021, i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg”, vendim ky në funksion të njohjes dhe ekzekutimit të vendimit të Gjykatës së Apelit në Selanik, Greqi, të datës 19.06.2013, ku hetohet për veprën penale “Trafikimit të Klandestinëve”, sipas Kodit Penal grek.

Ai u kap nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Natkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale në DVP Vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA