Një burrë nga Japonia pretendon se ka kaluar 12 vitet e fundit duke fjetur vetëm 30 minuta gjumë në ditë.
Sipas medieve të huaja, Daisuke Hori shkurtoi orarin e tij të përditshëm të gjumit nga tetë orë në 30 minuta, duke këmbëngulur se nuk ndjen asnjë efekt anësor negativ.
36-vjeçari është kryetari i “Shoqatës Japoneze për Gjumë të Shkurtër”, dhe u mëson qindra njerëzve teknikat e tij, me shpresën se më shumë persona do ta adoptojnë stilin “produktiv” të jetës së tij.
Hori mendonte se 16 orë nuk ishin të mjaftueshme për të arritur gjithçka që donte të bënte në një ditë, kështu që ngadalë filloi të eksperimentonte me mënyra për të shkurtuar rutinën e tij të gjumit.
Në vetëm disa vite ai ishte në gjendje të shkurtonte orarin e gjumit në gjysmë ore, duke pretenduar se ai është ende “i shëndetshëm dhe energjik”.
Për të dëshmuar arritjen e tij të pabesueshme, ai lejoi një ekuipazh televiziv në shtëpinë e tij për tre ditë, për të dokumentuar stilin e tij të jetës unike, raporton Oddity Central.
Në mënyrë shokuese, ai me të vërtetë ia doli me vetëm 30 minuta gjumë dhe disa netë edhe më pak minuta.
Top Channel