20-vjeçari dhe 19-vjeçari qëllohen me armë zjarri, policia jep detajet

17/09/2021 07:22

Dy të rinj janë plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta dhe ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Policia njofton se tek “Mbikalimi i Qafë-Kasharit”, në rrethana ende të paqarta dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit me iniciale E. S., 20 vjeç dhe N. M., 19 vjeç.

Mësohet se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-dalje të Tiranës dhe vijon kontrolli i zonës me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel