Humbi dje kontaktet me kapitenerinë e Vlorës, gjendet sot rreth 15 milje larg Sazanit peshkarexha “Shën Nikola”

16/09/2021 15:51

Peshkarexha “Shën Nikola” me dy peshkatarë në bord ka humbur kontaktet me kapitanerinë e portit të Vlorës, prej mbrëmjes së djeshme.

Prej ditës së djeshme dhe në vazhdim nuk ka asnjë kontakt me këtë peshkarexhë, ndërsa ditën e sotme është vënë në lëvizje policia kufitare, e cila ka mundur ta identifikojë dhe ta gjejë këtë peshkarexhë rreth 15 milje larg Ishullit të Sazanit.

Fatmirësisht janë gjetur dhe janë në gjendje të mirë edhe dy peshkatarët, të cilët janë duke u tërhequr në Tri Port.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA