Edhe pse kanë kaluar rreth 24 orë, ende nuk ka asnjë shenjë nga minatori i cili ka mbetur i bllokuar në një nga minierat e Bulqizës.

Puna për nxjerrjen e 60-vjeçarit Muharrem Plaku, me detyrë teknik dhe zjarrmëtarë, ka vijuar edhe gjatë natës po ende nuk dihet fati i tij.

Ashtu sic edhe Top Channel ka raportuar, ngjarja e rëndë ka ndodhur që në orën 09:00 të mëngjesit të djeshëm. Në rrethana ende të panjohura është shembur masivi i kromit duke bllokuar hyrjen e galerisë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar ekipi i Avari Shpëtimit të Minierave, të cilët po punojnë për pastrimin e mineralit të kromit për të bërë të mundur nxjerrjen jashtë të minatorit.

Ende nuk dihet gjendja shëndetësore e Muharrem Plakut, i cili punon prej tetë vitesh në këtë subjekt minerar.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA