BE miraton certifikatën dixhitale Covid-19 për Shqipërinë

16/09/2021 01:59

Komisioni Europian miratoi sot vendimet ekuivalente për certifikatën dixhitale Covid-19 edhe për Shqipërinë. Përveç saj, këtë miratim e morën edhe Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monako, Maroku dhe Panamaja.

“Sot, shtatë vendime të reja që vërtetojnë se certifikatat COVID-19 të lëshuara nga Shqipëria, Andorra, Ishujt Faroe, Izraeli, Monakoja, Maroku dhe Panamaja janë ekuivalente me Certifikatën dixhitale COVID të BE-së”.

Komisioneri për Drejtësinë, Didier Reynders tha se “gjatë kësaj vere ne kemi parë që qytetarët janë në gjendje të udhëtojnë të sigurtë falë Certifikatës dixhitale të COVID të BE -së. Kjo është një situatë e favorshme pasi qytetarët mund të gëzojnë të drejtën e tyre për lëvizje të lirë dhe bizneset si dhe sektori i transportit mund të fillojnë të kompensojnë humbjet e muajve të kaluar”.

”Që nga qershori, janë lëshuar më shumë se 420 milion certifikata të BE -së. Prandaj unë mirëpres që gjithnjë e më shumë vende jashtë BE -së po i bashkohen sistemit tonë të suksesshëm”, theksoi ai.

Top Channel