Vjosa Osmani e shfrytëzoi vizitën e saj në Gjermani për t`i kërkuar Berlinit mbështetje për njohje të reja të shtetësisë së Kosovës, si dhe për anëtarësimin e këtij vendi në organizata ndërkombëtare.

Gjatë takimit që ka zhvilluar me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier në Gjermani, Osmani kërkoi përkrahjen e këtij shteti edhe për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

“Ne kemi nevojë për një zë të fortë mbi kërkesën tonë për liberalizimin e vizave, dhe nuk ka asnjë zë më të mirë se Gjermania. Ne i kemi përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim. Presim mbështetjen e Gjermanisë në këtë proces”, është cituar të ketë thënë Osmani. Kosovës i është premtuar liberalizimi i vizave që nga viti 2011. Tre vjet më parë, Komisioni Evropian ka rekomanduar heqjen e regjimit të vizave për Kosovën.

Liberalizimi është votuar edhe në Parlamentin Evropian, por vendimi final ka mbetur te Këshilli i Ministrave të BE-së. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, qytetarët e së cilës nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në zonën Shengen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA