Kaos në doganën e Hanit të Hotit/ Mali i Zi nuk lejon kalimin e shqiptarëve, dyshohet se kanë falsifikuar përgjigjen e tamponit

14/09/2021 09:41

Kaos dhe radhë të gjata janë regjistruar rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Shkak është bërë pala malazeze e cila i ka shpallur si të pavlefshme disa përgjigje të tamponit të qytetarëve shqiptarë, të cilët kanë kryer privatisht testet PCR dhe antigjen para se të niseshin.

Malazezet kanë dyshuar për falsifikim të analizave prandaj nuk kanë lejuar shqiptarët që janë punëtorë sezonal të kalojnë në anën tjetër të kufirit. Kjo ka sjellë edhe tension në doganë ku për pasojë, një person është shoqëruar në polici.

Tani situata është normalizuar dhe lëvizja vijon pa problem.

FOTO GALERI
2/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA