Ky cikël tregimesh fantastike është pjesë e një trilogjie narrative që zë fill me “Përralla shqiptare 100+1 natë”, vijon me “Erotikoni e Satirikoni” dhe përmbyllet me “Fajin ma ka gjuha”, që lexuesi e merr për herë të parë në duar.
E vërteta është se të tre këta libra mund të lexohen e shijohen edhe veç e veç, ashtu siç mund të kqyrësh e ngazëllehesh me fragmentet e një afresku, por vetëm duke i lëçitur në tërësi, ti, i dashur lexues, mund të provosh atë ndjenjë të rrallë që e përjetojnë vetëm ata, të cilëve u jepet rasti të shikojnë bukurinë e papërsëritshme që përmbledh një afresk në krejt tërësinë dhe përplotërinë e vet.
Të dhëna për librin
Titulli: Fajin ma ka gjuha
Gjinia: Tregime të shkurtra
Autor: Virgjil Muçi
Shtëpia Botuese: Aeditions
Viti: 2021
Top Channel