Analiza e CNN: Çfarë duhet të ndryshojë Trump për të pasur sukses në planin për ta rrëzuar ekonomikisht Iranin FBI ka deklasifikuar një dokument që flet për lidhje midis qytetarëve sauditë në SHBA dhe dy prej sulmuesve të 11 shtatorit.
Të afërmit e viktimave kanë kërkuar prej kohësh publikimin e dosjeve, duke argumentuar se zyrtarët sauditë kishin njohuri paraprake, por nuk u përpoqën të ndalonin sulmet.
E megjithatë dokumenti nuk dëshmon se qeveria saudite ishte e lidhur me komplotin e 11 shtatorit.
Pesëmbëdhjetë nga 19 rrëmbyesit e avionëve ishin shtetas sauditë.
Përpara deklasifikimit, ambasada saudite në Uashington përshëndeti veprimin dhe mohoi edhe një herë çdo lidhje midis tyre dhe rrëmbyesve, duke i përshkruar pretendimet e tilla si “të rreme dhe dashakeqe”.
Dokumenti u deklasifikua në 20 vjetorin e sulmeve më vdekjeprurëse terroriste në tokën amerikane – gati 3,000 njerëz u vranë pasi u rrëmbyen katër avionë .
Dokumenti i FBI-së me 16 faqe është redaktuar shumë. Ai bazohet në intervistat me vetëm një burim, identiteti i të cilit është i fshehur dhe përshkruan kontaktet midis një numri shtetasish sauditë dhe dy prej rrëmbyesve, Naëaf al-Hazmi dhe Khalid al-Midhar.
Rrëmbyesit u paraqitën si studentë për të hyrë në SHBA në vitin 2000. Dokumenti i FBI thotë se ata më pas morën mbështetje logjistike të konsiderueshme nga Omar al-Bayoumi, për të cilin dëshmitarët thanë se ishte një vizitor i shpeshtë i Konsullatës Saudite në Los Angeles, pavarësisht statusit të tij në atë kohë si një student.
Top Channel