Një ‘Exclusive’ për Edison Gjergon/ “Një yll që u shua shpejt” sonte në Top Channel

12/09/2021 12:42

Në vitet epokale të artit ‘60- ‘70, një grup artistësh thuhet se bënë një art me dëshirën drejt mondanes, por në të njëjtën kohë të frikuar prej fashitjes ideologjike.

Çfarë i bëri ata që përtej makinacioneve politike të një sistemi t’i dilnin atij kundër, në çdo rrethanë e me çdo mjet? Edison Gjergo, dhe ‘Epika e yjeve..’ të tij, ndezi shpejt një flakë të madhe, gjuhët e së cilës do ta digjnin me furi..pikërisht jetës së këtij artisti i kushtohet sot dokumentari në programin Exclusive.

Tatjana Gjergo (gruaja e piktorit): Përherë të parë Edin e kam pare tek Rruga e Kavajës…Ishte Alen Deloni! Ishte i bukur, … Dhe e pashë pothuajse 2-3 muaj para se të arrestohej…

Orhan Sakiqi (mik i piktorit): Edisoni kishte kërkesa ndaj vetes. Punonte, lexonte, lexonte, mjaft…

Ermir Hoxha (studiues arti): Edison Gjergo është symboli I dhunës së shtetit ndaj artistëve, është simboli I atyre artistëve që kërkuan një liri shprehjeje ndryshe,…

Dash Kaloçi (gazetar/ studiues): Pas atyre akuzave ndaj Edison Gjergos formuluar në atë document zyrtar që i dërgohej Ramiz Alisë…të gjitha këto përgatitën terrenin…arrestimin dhe dënimin me burg të Edison Gjergos me akuzën për agjitacion- propaganda, etj.

Abaz Hado (kritik arti):…cilido që ka pasur në dorë dhe ka shtyrë drejt greminës jetën e këtij artisti… sot duhet të ndihet si të themi I penduar sepse vërtet I dha dramën një njeriu, I cili pa dyshim kishte vlera të jashtëzakonshme.

Spartak Ngjela (mik i artistit): Tani, pse e gjithë kjo histeri? Ishte pikturë e madhe ajo, me siguri e ka pare Enver Hoxha dhe ka thënë shkrijeni.

Artisti nuk është një fëmijë i së dielës së jetës; ai nuk ka të drejtë të jetojë pa detyra, ai ka një punë të rëndë për të kryer që shpesh bëhet kryqi I tij. Artisti duhet ta dijë se çdo veprim, çdo ndijim, çdo mendim i tij përbën materialin shumë të imët prej nga lindin veprat e tij ndaj ai nuk është kurrë e lire në jetë por vetëm …në artin e tij.

EDISON GJERGO, YLLI QË U SHUA SHPEJT

Sonte ne Exclusive ora 20: 15

Top Channel