Mund të përfundonte në tragjedi! Shkëputet ashensori i pallatit me 5 veta brenda në Tiranë, kishte kohë pa u kolauduar

12/09/2021 08:55
Pamje nga ashensori

Një ngjarje e rëndë e cila mund të ishte kthyer në tragjedi ka ndodhur në mesnatë në një pallat në kryqytet.

Ashensori i një pallati në zonën e Astirit u shkëput gjatë natës dhe si pasojë dy gra u lënduan.

Burime nga policia bëjnë me dije se në ashensor kanë qenë 5 persona, por vetëm dy prej tyre patën lëndime , njëra prej të cilëve ishte një grua shtatzënë.

Tashmë gjendja e tyre është jashtë rrezikut, thotë policia, ku gruaja shtatzënë është dërguar në shtëpi, ndërsa e lënduara tjetër vazhdon të marrë trajtim në spital.

Policia tashmë ka marrë në pyetje administratorin e pallatit ku ndodhi ngjarja e rëndë, pasi ka dyshime se ashensori nuk ishte kolauduar prej kohësh.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.09.2021, rreth orës 00:05, në Astir, dyshohet se në një pallat është shkëputur ashensori. Si pasojë është dëmtuar shtetasja M. Q, e cila pas marrjes së mjekimit, u largua për në banesë, dhe një shtetase tjetër, ende e paidentifikuar e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

FOTO GALERI
4/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA