Kryebashkiakja socialiste e Parisit Anne Hidalgo, synon presidencën për vitin 2022

12/09/2021 13:30

Kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo bëri të qartë synimin e saj për kandidimin në zgjedhjet presidenciale të Francës të 2022 të Dielën në Rouen.

Njoftimi i saj i dha fund spekulimeve disa mujore se ajo do të kërkonte nominimin socialist – dhe shumë vite siguri nga vetë Hidalgo se Bashkia e Parisit nuk do të shërbente si një trampolinë për punën kryesore të vendit.

62-vjeçarja Hidalgo, e cila fitoi të drejtën për një mandat të dytë si kryebashkiake e Parisit vitin e kaluar, është duartrokitur por dhe fyer për administrimin e kryeqytetit francez, pasi ajo ka përzënë shoferët jashtë qendrës së qytetit në favor të korsive të çiklizmit dhe hapësirave të gjelbra.

Në sytë e publikut global si kryebashkiake e Parisit, qëndrimi i Hidalgo ka përfshirë një periudhë sfidash të jashtëzakonshme për qytetin: një seri shkatërruese sulmesh terroriste në 2015, protesta të zjarrta anti-qeveritare të Jelekëve të Verdhë, ferri katastrofik i vitit 2019 në Katedralen Notre-Dame, Pandemia Covid-19 edhe më e frikshme për një kryeqytet turistik botëror.

Por nga ana tjetër ka pasur edhe triumfe vezulluese: samiti i COP 21 që krijoi Marrëveshjet e Klimës në Paris në 2015 dhe ofertën e suksesshme të qytetit për të pritur Lojërat Olimpike 2024. Kohët e fundit Hidalgo doli në skenën botërore në Japoni, ku pranoi flamujt Olimpikë dhe Paralimpikë në ceremonitë e mbylljes së Tokio 2020.

E vetë quajtur një social-demokrate, Hidalgo hyn zyrtarisht në garën presidenciale të Francës si një nga pretendentët më të njohur menjëherë në një fushë të thyer të të majtëve të ndryshëm.

Ndërkohë, ëndrra e disa majtistëve për të parë një kandidat të vetëm të krahut të majtë të pretendonte për pushtet duket më e rrezikshme nga dita në ditë.

Ndërsa presidenti aktual Emmanuel Macron, i cili ende nuk ka deklaruar zyrtarisht kandimin e tij për rizgjedhje, dhe udhëheqësja e së djathtës ekstreme Marine Le Pen kanë kryesuar prej kohësh sondazhet e opinioneve përpara votimit të vitit 2022.

Top Channel