Karvanët e polifonisë një event që zgjoi një pjesë të krijimtarisë së mbrojtur të polifonisë së Jugut shëtiti në tri bashki të qarkut të Gjirokastrës për të risjellë pjesë të rralla të folklorit të grumbulluara me kujdes nga grupet e muzikologëve.
Polifonia e rrallë e grave të moshuara të fshatit Selo e trashëguar nga qindra vjet kishte dekada që nuk dëgjohej në evente publike. Për to është e vështirë të gjejnë pasardhëse për ta përcjellë të kënduarin e ngjirur të zonës më të thellë të Dropullit të Sipërm.
Stefan Arseni studiues kulture tha se kjo përpjekje sjell në vëmendje edhe nevojën për ta mbrojtur polifoninë.
Grupet polifonike të Labërisë sollën larminë e disa prej këngëve më shumë se 200 vjeçare me subjekte historike dhe motive të jetës e traditës.
Karvanët e polifonisë përshkuan bashkitë e Tepelenës, Dropullit dhe Gjirokastrës bashkë me një pjesë të spektatorëve nga i gjithë vendi ndërsa ngjarja evidentoN edhe mungesën e artistëve të rinj, situatën problematike të kostumeve si dhe mungesën e investimeve për kultivimin e folklorit.
Top Channel