Foto/ Para 1 viti u gjykua për dhunë në familje e pengmarrje, ja kush është 31-vjeçari që vrau ish-bashkëshorten në Fier
11/09/2021 00:20
Në fshatin Zhupan në Fier ndodhi një ngjarje e rëndë ku një 31-vjeçar vrau me armë zjarri ish-bashkëshorten e tij.
Autori i krimit, Elton Meta njihej si një person problematik. Top Channel mëson se më 20 shtator të vitit të kaluar, 31-vjeçari ka marrë peng familjarët e viktimës. Është dashur ndërhyrja e policisë që të liroheshin personat e marrë peng.
Ndërkohë që një vit më parë ai u gjykua për 3 akuza: armëmbajtje pa leje, dhunë në familje dhe pengmarrje.
Top Channel