Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka komentuar sot në dalje të Kuvendit deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha pas përjashtimit nga grupi parlamentar demokrat.
Nuk munguan as komentet për përjashtimin e Berishës mbrëmjen e djeshme dhe reagimet e forta që ky i fundit bëri ndaj Bashës.
Lulzim Basha i është përgjigjur deklaratave akuzuese të Sali Berishës, kur tha se ndjen dhimbje nga ato që ka dëgjuar nga goja e Berishës dhe se shpreson se koha do të jetë ilaçi më i mirë.
‘Kam ndjekur me dhimbje të mëdha deklaratën e doktor berishës dhe konsideratën e kam shprehur mbrëmë., Dhimbja që ndjej në nivelin personal dhe njerëzor për vendimin e marrë dje në mënyrë të detyruar, është ndjerë sot dyfish, shpresoj që koha t’i rregullojë, është ilaçi më i mirë. Shpreh keqardhjen e thellë se tezat e kundërshtarit të vetëm timit dhe të PD të Edi Ramës, sot i kam dëgjuar të artikuluar nga goja e një njeriut vlerësimin ndaj të cilit e kam dhënë dje” tha Basha.
Basha hodhi akuza të forta ndaj maxhorancës qeverisëse, ndërsa tha se sot ata duhet të ishin në para drejtësisë e jo në sallën e parlamentit.
Top Channel