Qeveri teknike me mandat 12 mujor, ndryshim i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, protestuesit rendisin 5 kërkesa: Kryeministri jo më shumë se 2 mandate Një argjendari është grabitur në Gjirokastër mesditën e së mërkurës. Një klient është paraqitur për të vrojtuar disa modele byzylykësh. Shitësja i ka paraqitur kutinë me modelet e byzylykëve dhe duke manovruar me shpejtësi ai ka mundur të fusë në xhepin e tij një byzylyk floriri.
Menjëherë pas grabitjes, hajduti shihet teksa i përgjigjet një telefonate dhe më pas drejtohet nga dera e argjendarisë duke dalë i pashqetësuar nga askush.
Bëhet fjalë që hajduti ka vjedhur një byzylyk në vlerën 1 milionë lekë të vjetra. Pasi konstatuan vjedhjen duke parë edhe kamerat pronarët e biznesit denoncuan rastin në polici. Organet e rendit u shprehën se po verifikojnë rastin dhe po punojnë për identifikimin e autorit.
Top Channel