Qeveri teknike me mandat 12 mujor, ndryshim i Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, protestuesit rendisin 5 kërkesa: Kryeministri jo më shumë se 2 mandate Një 34-vjeçar me banim në Sarandë është vënë në prangat e policisë ditën e sotme pasi u kap duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.
Alion Haxhi u arrestua në aksin rrugor Tepelenë-Fier, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit” duke transportuar me makinën tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qera emigrantët, cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Fier
Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. U kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, vihet në pranga 34-vjeçari. Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, nga shërbimet e Policisë Rrugore dhe Forca e Posacme “Shqiponja” në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi A. H., 34 vjeç, banues në Sarandë. Ky shtetas u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në aksin rrugor Tepelenë-Fier, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit” duke transportuar me automjetin tip “Toyota”, të cilin e kishte marrë me qera, 6 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Top Channel