Tragjedia në Tetovë, vjen reagimi i Bashës: Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Lutemi për Tetovën!

09/09/2021 00:44

Për ngjarjen tragjike në Tetovë ka reaguar edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në një postim në Twitter Basha u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të viktimave.

Postimi i plotë i Bashës:

Pikëlluese lajmet e hidhura qe vijnë nga Tetova. Në këtë ditë tragjike i bashkohem dhimbjes së familjarëve dhe të afërmve të viktimave e ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Zoti u dhëntë forcë për ta përballuar këtë tragjedi. Shërim të shpejtë të lënduarve. Lutemi për Tetovën!

Top Channel