Tragjedia në spitalin e Tetovës, Manastirliu bisedon me homologun Filipce: Të gatshëm për të ndihmuar në këtë moment të vështirë

09/09/2021 10:17

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale gjatë bisedës telefonike me homolegun e saj të Maqedonisë së Veriut, Venko Filipce, i ka shprehur ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës.

Ministrja Manastirliu e siguroi homologun e saj për gatishmërinë për t’i ofruar ndihmë në këtë moment të vështirë.

“Gjatë bisedës me kolegun Venko Filipce të Maqedonisë së Veriut, i shpreha ngushëllimet për qytetarët që humbën jetën në tragjedinë e Tetovës dhe e sigurova për gatishmërinë tonë, për të ndihmuar me të gjitha mundësitë dhe burimet tona, në këtë moment të vështirë për fqinjët tanë”, shkruan Ministrja Manastirliu.

Top Channel