​Dhjetëra qytetarë perëndimorë evakuohen nga Afganistani

09/09/2021 18:09

Dhjetëra shtetas perëndimorë u larguan nga Kabuli me një fluturim ndërkombëtar pasagjerësh, evakuimi i parë masiv nga Afganistani që kur forcat amerikane dhe të NATO-s u larguan nga vendi.

Evakuimi i sotëm, i pari që nga 31 gushti, përfaqëson një hap të madh përpara pas koordinimit të trazuar mbi çështjen midis Shteteve të Bashkuara dhe sundimtarëve të ri talebanë.

Talebanët deklaruan se do të lejonin të huajt dhe afganët të largoheshin nga vendi me dokumente të vlefshme udhëtimi, por dyshimet për këtë premtim u ngritën për shkak të vonesës disaditore të evakuimit.

Dhjetëra njerëz që u larguan nga Afganistani u evakuuan nga një aeroplan “Qatar Airways” që fluturonte për në Doha.

Një zyrtar i lartë amerikan tha se në fluturim kishte amerikanë dhe njerëz me Green Card, pra me vendbanim të përhershëm në Shtetet e Bashkuara, por edhe qytetarë të vendeve të tjera, përfshirë Gjermaninë, Hungarinë dhe Kanadanë.

Që kur talebanët pushtuan Kabulin në mes të gushtit dhe morën kontrollin e pothuajse të gjithë Afganistanit, më shumë se 120.000 njerëz janë evakuuar nga ai vend deri në fund të gushtit.

Top Channel