Vala e 4 e pandemisë në Kosovë/ Mjeku Tola: ishte pasojë e lirimit të masave shtrënguese

08/09/2021 21:40

Mjeku kosovar, Ilir Tola në një lidhje skype në emisionin “Open” në Top Channel ka folur për situatën në të cilën ndodhet Kosova, me shtimin e frikshëm të rasteve me covid-19.

Mjeku tha se vala e 4 e pandemisë në Kosovë edhe më e rënda deri më sot është pasojë e lirimit të madh të masave shtrënguese.

Tola: Ishin disa masa liruese që u ndërmorën nga qeveria disa javë para se të fillonte vala e 4, e cila bëri që përhapja e variantit delta të jetë e pakontrolluar në mesin e popullatës. Autoritete shëndetësore lejuan që të mbahen dasmat, klubet e natës pa kufizime, si dhe disa masa të tjera. Këto masa që ishin të papenguara lejuan që numri i madh i njerëzve të infektuar brenda një kohe të shkurtër.

Varianti Delta e gjeti terrenin i papenguar dhe bëri që vala e 4 e pandemisë në Kosovë të jetë më e ashpra. Në Kosovë janë vaksinuar me dy doza rreth 320 mijë persona dhe shumica e këtyre janë ata që e kanë kaluar covidin. Me gjasë duket se ata janë më koshientë që i kanë përjetuar dhe rrexikun që mund të pasohet nga ndonjë variant i ri. Është një kontingjent i madh i qytetarëve në Kosovë që nuk e kanë kaluar sëmundjen.

Janë ndërmarrë masat që përhapja është e pakontrolluar të mos zhvillohen më dhe besoj se numri do të zvogëlohet.

Top Channel