“SPAK të hetojë të gjithë”/ Ambasadorja amerikane: Pavarësisht partive dhe pasurisë

08/09/2021 19:32

Shefja diplomacisë amerikane në Tiranë Yuri Kim, i kërkoi numrit 1 të SPAK Arben Kraja,të mos kurset askush i korruptuar nga i gjithë spektri i politikës shqiptare, pa asnjë hezitim.

“Takova kreun e SPAK Arben Kraja për të theksuar pritshmëritë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që SPAK-u në Shqipëri, do të ndjekë penalisht korrupsionin dhe krimin e organizuar – pavarësisht sa të fuqishëm apo të pasur, pavarësisht me cilën parti. Me më shumë prokurorë dhe hetues të rinj në BKH”.

Punës së deritanishme të SPAK, Yuri Kim i ka bërë edhe një bilanc.

“SPAK po sjell më shumë rezultate çdo ditë. Prej fillimit të 2021, SPAK ka hapur 264 çështje të reja (218 për korrupsion dhe 46 për krim të organizuar). 127 persona janë dënuar. Vendimet përfundimtare të gjykatave kanë konfirmuar konfiskimin e më shumë se 70 milion eurove, të cilat i kanë kaluar shtetit shqiptar.

Për ta mbyllur komentin në Twitter Yuri Kim i kanë mjaftuar tre fjalë që në fakt është edhe një paralajmërim. Hap pas hapi… thotë ajo.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA