Shpërthimi në spitalin e Tetovës, reagon presidenti Meta: Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura

08/09/2021 23:43

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në spitalin e Tetovës ku sipas të dhënave paraprake raportohet për 15 viktima.

Për ngjarjen e rëndë ka reaguar edhe presidenti i Republikës, Ilir Meta. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Meta duke e konsideruar një ngjarje tragjike shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndan dhembjen e madhe me familjarët e tyre.

“Një ngjarje tepër e rëndë dhe tronditëse, veçanërisht për numrin e viktimave të raportuara. Shpreh ngushëllimet më të ndjera për jetët e humbura dhe ndaj dhembjen e madhe me familjarët e tyre! Ju uroj shërimin sa më parë të lënduarve!”- shkruan Meta.

Postimi i plotë i presidentit Meta:

Top Channel