Shkodër/ Arrestohen dy persona, mes tyre autori i aksidentit ku u plagos i moshuari

08/09/2021 18:18

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga dy persona, një prej tyre shkaktar i një aksidenti ku mbeti i dëmtuar një i moshuar. I arrestuari është një 25 vjeçar, i cili mbrëmjen e djeshme në sheshin ‘Demokracia’ në Shkodër aksidentoi një 74-vjeçar i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Ai mori ndihmë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe më pas është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“K.P., 25 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër, pasi më datë 07.09.2021, rreth orës 21:00 të mbrëmjes së djeshme në sheshin “Demokracia”,  duke drejtuar mjetin ka aksidentuar shtatasin S.D., 74 vjeç, i cili po udhëtonte me biçikletë. I dëmtuari pasi mori ndihmë mjeksore në Spitalin Rajonal Shkodër  është dërguar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhet  jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Po ashtu është arrestuar edhe A.H., 31 vjeç, banues në Postripë, Shkodër, pasi në aksin rrugor Ura – Xhabije, u konstatua  nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar motomjetin  pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA