Prokurori i Antimafias: Ja si mafia shqiptare humb gjurmët për pagesat/ De Raho zbulon lidhjet e Ndraghetës me shqiptarët

08/09/2021 17:54

Prokurori italian i antimafies, Carifeo De Raho, në një intervistë ekskluzive për emisionin ‘Zona Zero’ në Top News ka treguar se si bandat kriminale të huaja dhe atë shqiptare përdorin valutën online për kryerjen e pagesave mes njëri-tjetrit, pasi kjo e vështirëson gjurmimin nga policia.

“Sot e përdorin të gjitha grupet kriminale e përdorin këtë metodë duke përdorur paranë cash por edhe monedhën virtuale. Në shumë raste përdorin edhe monedhat ligjore. Të gjitha organizatat e bëjnë këtë se është dhe lehtë t’i lëvizin jashtë kufijve. Mjafton një urdhër dhe valuta lëviz me shpejtësi marramendëse. Sidomos në ato vendet ku kanë lidhje me policinë vendase. Kjo ndodh në ato shtete që nuk bashkëpunojnë shumë me autoritetet për luftën kundër krimit. Pra është evidente që dhe autoritetet shqiptare e përdorin këtë lloj metode. Është jashtë monitorimit të bankave. Dhe në shumë raste nuk lë as gjurmë kjo metodë pagese”, u shpreh De Raho për emisionin ‘Zona Zero’.

Prokurori i antimafias pohoi për moderatorin Thimi Samarxhi se mafia dhe grupet kriminale shqiptare ekzistojnë. De Raho foli edhe për shtëpitë e barit që po përhapen në Europë, duke thënë se për shkatërrimin e fushave të mbjella është një operacion i madh që ka marrë pjesë edhe Guarda di Finanza.

De Raho zbuloi ekskluzivisht edhe mënyrën e bashkëpunimit të mafies shqiptare me Ndraghetën, që sipas tij, është fuqizuar tepër së fundmi. Prokurori ka vlerësuar bashkëpunimin me SPAK dhe organet e tjera hetimore dhe policinë, për të cilat ai thotë se, ndryshe nga herët e tjera po i shkojnë deri në fund hetimeve .

“Kemi një bashkëpunim të gjerë në luftën kundër mafies sidomos ndaj luftës kundër narkotikëve, ndaj drogës, jo vetëm magjistratura, por edhe me SPAK, sidomos me zotin Arben Kraja dhe hetuesit e vet që po jep një kontribut shumë të madh dhe shumë të rëndësishëm, por edhe policia shqiptare, por sillet me një impenjim shumë të madh. Çdo urdhër që lëshohet në kuadër të operacioneve të ndryshme kundër organizatave kriminale mafioze që operojnë në Shqipëri dhe në Itali, sepse në Itali ka një numër të madh komponentësh, krimi organizuar shqiptarë, që vijnë e arrestohen në mënyrë korrekte, të saktë jo vetëm në Itali dhe në Shqipëri. Më parë kishte shumë shkelës që nuk kapeshin nga forcat e ligjit, pra situata është shumë më ndryshme, kjo tregon për një angazhim serioz nga autoritetet shqiptare sidomos në luftën kundër organizatave kriminale për të ndaluar trafikun e lëndëve narkotike, por për edhe për të ndaluar aktivitetet e mafies. Në vitet e fundit kemi një organizim të policisë dhe gjykatave, duke treguar se janë të afta të çojnë përpara hetimet me besnikëri dhe duke ruajtur sekretin hetimor, ku hetimet kanë qenë edhe mjaft komplekse”, tha ai.

Prokurori De Raho, i pyetur se cilat janë qytetet me kriminalitetin më të lartë në Shqipëri, thotë se organizatat kriminale shqiptare nuk janë të përqendruara vetëm në një qytet, por veprojnë të shpërndara në disa pjesë të vendit. Ai thotë se këto organizata nuk lëvizin fizikisht por përdorin mjetet e telekomunikacionit dhe në distanca të largëta

“Organizatat kriminale shqiptare, ashtu si ato kriminalet në Italia kanë një karakteristikë se nuk janë të përqendruara vetëm në një qytet. Por veprojnë në disa qytete, të shpërndara në disa pjesë të vendit. Kanë kapacitet të lëvizin në mënyrë jashtëzakonshme dhe lëvizin e shpërndajnë lëndët narkotike. Madje nuk lëvizin fizikisht por përdorin mjetet e telekomunikacionit dhe në distanca të largëta. Ato janë të lidhje me njëri-tjetrin pavarësisht distancës së tyre. Një karakteristikë është se janë një organizatë globale dhe nuk kanë më kufij, bashkëpunimi mes tyre është global. Jemi të detyruar ti shikojmë jo vetëm kufijtë mesh Shqipërisë dhe Italisë, por që do të thotë që lidhet edhe me distancën e raportet politike mes dy vendeve tona, por në lidhje me atë që merren me trafikun e kokainës dhe heroinës nuk kanë kufij. Kështu ata lëvizin pa pengesa dhe a kufi, lëvizin lirisht në të gjithë globin”, u shpreh De Raho.

Top Channel