Konflikti për pronën mes tre qytetarëve në Fshatin e Ri në Shkodër ka sjellë plagosjen e dy vëllezërve.
Rreth orës 09:15 të mëngjesit konflikti mes Xh.F dhe L.G., 34 vjeç ka sjellë përdorimin e sendeve të forta ku ka mbetur i plagosur ky i fundit.
Më pas ka ndërhyrë vëllai i 34-vjeçarit, i cili ka mbetur i plagosur me armë zjarri.
I.G., 41 vjeç bashkë me vëllanë janë transportuar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin dhe është vënë në kërkim të tij, ndërsa vijon edhe krehja e zonës.
Shkodër/informacion paraprak
Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi L.G., 34 vjeç. Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin I.G., 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.
Top Channel