Flakët që kishin pushtuar një sipërfaqe me ullishte dhe shkurre në një zonë të Fierit janë shuar.
Sikurse shihet edhe nga pamjet zjarri ka qenë shumë pranë banesave, por fatmirësisht nuk ka shkaktuar dëme në to.
Qytetarët në një prononcim për Top Channel thonë se zjarri ka qenë i qëllimshëm, pasi sipas tyre në zonën që është djegur nuk kalojnë as tela të energjisë elektrike, ka mund të linte të mendoje se ishte pasojë e një shkëndije elektrike.
“Zjarri mund të jetë i qëllimshëm nga puna e çobanëve se nuk ra vetë timua atje dhe i vuri zjarrin. Është i qëllimshëm, korent s’ka, gjë jo. I zonës është ai që ia ka vënë, ose ka shkuar ndonjë për të pastruar ullinjtë dhe i ka vënë flakën ferrës e bëri hatanë, dogji ullinjtë të tërë”, tha qytetari.
Po ashtu një banore shprehet se zjarrfikësja ka mbërritur me vonesë për shuarjen e flakëve, ndërsa shton se terreni i vështirë e pamundësonte ndërhyrjen.
Ata thanë se janë mundur t’i shuajnë vetë flakët dhe kanë ndërhyrë me mjete rrethanore.
Top Channel