Rritja e çmimeve për një sërë produktesh të konsumit të përditshëm është kthyer në një shqetësim për konsumatorin.

Prej gati 2 vitesh shqiptarët përballen me situatën e pandemisë dhe kostot e larta shëndetësore por ky dimër duket se do të shoqërohet edhe me të tjera rritje çmimesh.

Vera e nxehtë ka ndikuar në prodhimin më të pakët bujqësor për shumë produkte për të cilat sapo ka nisur vjelja.

Fermerët e fushës së Korçës janë ndër prodhuesit kryesore të fasules, patates, specit dhe prodhimeve të tjera të këtij sezoni por thatësira e verës ka ulur rendimentin ndërsa ka shtuar edhe sëmundjet për perimet duke u rritur atyre kostot. Efekti zinxhir ka nisur të reflektohet në çmim sepse siç tregojnë edhe vete ata më pak prodhim do të thotë më shumë kosto dhe çmim më i lartë.

Nuk është e pazakontë që fermerët shqiptarë të shesin me çmime më të ulëta se tregu dhe kjo edhe për shkak të kapaciteteve të pamjaftueshme frigoriferike por këtë vit prodhimi i tyre është disa herë më i pakët dhe kostot më të larta çka do të thotë se konsumatori do të duhet të shpenzojë disa herë më shumë për të blerë të njëjtat sasi produktesh.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA