Certifikata e vaksinimit/ Rama: Po punohet që të njihet si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Evropian

08/09/2021 12:44

Certifikata e vaksinimit që marrin shqiptarët, pas dy dozave, mund të njihet së shpejti nga sistemi i Bashkimit Evropian.

Kështu tha kryeministri Edi Rama, gjatë një inspektimi në qendrën shëndetësorë nr 1 në Tiranë.

“Rritet interesi për vaksinimin AntiCovid gjatë muajit të hapur të vaksinimit masiv, teksa po punohet për njohjen së afërmi të Çertifikatës së Vaksimit, si pjesë e integruar në sistemin e Bashkimit Europian”, tha Rama.

Rama tha se “Kontrolli Mjekësor Bazë, eshte një tjetër program i shëndetit publik, qe ka rifilluar në çdo qendër shëndetësore, shumë i dobishëm për parandalimin e sëmundjeve kronike dhe monitorimin e pasojave post-Covid.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA