Është zhvilluar sot në Kolonje festa e Ardenicës .
Ky është një aktivitet i zhvilluar nga bashkia Lushnje e cila ka si qëllim promovimin e vlerave të kesaj zone.
Festa e ka zanafillën që në mesin e shekullit të 19 e cila zhvillohej për nder të lindjes së Shën Mërisë zgjati deri në vitin 1967.
Pas 54 vitesh synohet që kjo festë të rikthehet në një traditë.
Kryetarja e bashkisë Lushnje Eriselda Sefa tha se qëlimi kryesor është promovimi i bukurive të zonës.
Për pjesëmarrësit këto aktivitete i vijnë shumë në ndihmë pasi është një mundësi për të promovuar çka ato kanë duke filluar nga prodhimi i vajit,verës ,rakisë, gatimeve tradicionale etj.
Ardenica prej kohësh ka qenë një nga destinacionet turistike si për vendasit dhe të huajt.
Top Channel