A duhet të vaksinohen personat që e kanë kaluar Covidin? Dr. Sulçebe tregon kategoritë e riskuara

08/09/2021 23:03

Dr. Genc Sulçebe i ftuar në ‘Open’ mbrëmjen e sotme ka folur rreth vaksinimit antiCovid për personat që tashmë e kanë kaluar një herë virusin.

Ai shprehet se personat të cilët e kanë kaluar Covid dhe janë mbi 50 vjeç duhet të vaksinohen, ndërsa ata nën 50 vjeç janë më pak të rrezikuar të infektohen, por edhe nëse ndodh kjo gjë do ta kalojnë në një formë të lehtë dhe pa komplikacioni të rënda.

“Për mendimin tim personat që e kanë kaluar Covidin prej të paktën 6 muajsh dhe mbi 50 vjeç duhet të vaksinohen. Ata që janë nën 50 vjeç dhe e kanë kaluar me sukses ata janë pak të rrezikur që nëse infektohen të bëjnë probleme. Mund ta kalojnë në forma të lehta. Por, të gjithë ata mbi 50vjeç të cilët e kanë kaluar Covidin 6 muaj më parë duhet të vaksiohen sepse varianti Delta është më infektiv dhe virusi ka ndryshuar goxha dhe duhet një përforcim imuniteti nëpërmjet rivaksinimit në mënyrë që imuniteti të përballojë edhe këtë variant të ri”, shprehet Dr. Sulçebe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA