Militantët talibanë po sigurohen që të gjithë të dëshmojnë fushatën e tyre kundër militantëve të ISIS, teksa i bënin sot paradë një militanti të kapur dhe me sy të mbyllura, sipas fotove të publikuara prej tyre.
Udhëheqësit e rinj të Afganistanit janë zotuar vazhdimisht të godasin grupin islamik rival, i cili fajësohet për sulmet e rënda në aeroportin e Kabul ku u vranë rreth 180 njerëz, mes të cilëve 28 militantë talibanë dhe 13 marinsa të SHBA.
Në fotot e publikuara shihen forcat speciale talibane që shoqërojnë anëtarin e dyshuar të ISIS, në një prej mjeteve të tyre të blinduara në Kabul.
I dyshuari i kishte sytë e mbyllura me një copë që i mbulonte krejt fytyrën, si dhe krahët të prangosura nga prapa, sipas fotove të publikuara nga agjencia Reuters.
Në imazhe të tjera forcat talibane tregohen duke shfaqur kërcënueshëm armët e tyre dhe pajisjet e ngjashme me ato që SHBA ka dhënë për ushtrinë afgane.
Nuk kishte të dhëna të tjera për të ndaluarin.
Megjithse regjimi i rikthyer taliban është pritur me frikë në Afganistan, ata kanë thënë se janë armiq të betuar me grupe si ISIS-K të cilët përfaqësojnë konkurrencë për ta.
Top Channel