Talibanët tregojnë të dyshuarin e kapur të ISIS, prangosur e me sy të mbyllur (fotot)

07/09/2021 20:14

Militantët talibanë po sigurohen që të gjithë të dëshmojnë fushatën e tyre kundër militantëve të ISIS, teksa i bënin sot paradë një militanti të kapur dhe me sy të mbyllura, sipas fotove të publikuara prej tyre.

Udhëheqësit e rinj të Afganistanit janë zotuar vazhdimisht të godasin grupin islamik rival, i cili fajësohet për sulmet e rënda në aeroportin e Kabul ku u vranë rreth 180 njerëz, mes të cilëve 28 militantë talibanë dhe 13 marinsa të SHBA.

Në fotot e publikuara shihen forcat speciale talibane që shoqërojnë anëtarin e dyshuar të ISIS, në një prej mjeteve të tyre të blinduara në Kabul.

I dyshuari i kishte sytë e mbyllura me një copë që i mbulonte krejt fytyrën, si dhe krahët të prangosura nga prapa, sipas fotove të publikuara nga agjencia Reuters.

Në imazhe të tjera forcat talibane tregohen duke shfaqur kërcënueshëm armët e tyre dhe pajisjet e ngjashme me ato që SHBA ka dhënë për ushtrinë afgane.

Nuk kishte të dhëna të tjera për të ndaluarin.

Megjithse regjimi i rikthyer taliban është pritur me frikë në Afganistan, ata kanë thënë se janë armiq të betuar me grupe si ISIS-K të cilët përfaqësojnë konkurrencë për ta.

FOTO GALERI
1/5
Militantët talibanë po sigurohen që të gjithë të dëshmojnë fushatën e tyre kundër militantëve të ISIS

Top Channel