Sikurse shihet edhe në këto pamje, për shkak të kontrollit për tampon dhe dëshmi vaksinimi janë krijuar radhë kilometrike makinash në Pikën e Kalimit Kufitar të Morinës.

Qytetarëve shqiptarë, por edhe shtetasve te Kosovës që kthehen pas pushimeve në Shqipëri iu duhet të presin me orë të tëra për të kaluar kufirin,

Këtë të hënë edhe vendi ynë vendosi ashpërsimin e masave anti Covid për shkak të rritjes së rasteve pozitive dhe kërcënimit nga varianti Delta.

Kështu qytetarët të cilët hyjnë në Shqipëri qe nga data 6 shtator nga të gjitha pikat kufitare duhet të plotësojnë një nga këto tre kushte:

Të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.

Të kenë testin PCR negativ brenda 72 orëve ose testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve.

Dhe së treti të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA