Shëngjini nuk ka vetëm afganë/ Plazhi vazhdon ende, pushuesit janë nga Kosova

07/09/2021 13:28

Edhe pse jemi zyrtarisht në vjeshtë, janë të shumtë qytetarët që vazhdojnë të pushojnë në bregdet.

Në Shëngjin, plazhi nuk është braktisur ende nga pushuesit kosovarë dhe jo vetëm.

Janë të shumtë ata që po shfrytëzojnë këto ditë të para shtatori , edhe pse temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë.

Ndërkohë gjen dhe qytetarë të cilët , kanë punuar gjithë verën dhe tashmë kanë pak kohë të lirë. Mesa duket, përveç kohës së mirë,shërbimet dhe çmimet kanë tërhequr edhe më shumë turistët.

Top Channel